LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari shfrytëzon “mos vëmendjen e tyre”, arratiset përmes dritares së veturës së policisë – arrestohet përsëri

I dyshuari shfrytëzon “mos vëmendjen e tyre”, arratiset përmes dritares së veturës së policisë – arrestohet përsëri

Një i dyshuar për vrasje shpëtoi nga mbajtja e policisë duke u zvarritur nëpër dritaren e një makine policie në një kryqëzim në Manhattan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët e Departamentit të Policisë në New York, iu përgjigjën raporteve të 27-vjeçarit Joshua Wiley që u qëllua dy herë të hënën, rreth orës 4 të mëngjesit.

Kështu, siç bëhet e ditur tutje, gjatë hetimit fillestar, disa persona u prangosën dhe u morën në arrest.


Njëri prej atyre njerëzve, 28-vjeçari Raymond Johnson, vendosi të bëjë një ikje, kur autoritetet u kishin kthyer shpinën.

Në disa pamje të publikuara, Johnson del përmes një dritareje të hapur nga prapa shpinës së një makine policie.

Një person që ishte dëshmitar i ikjes së Johnson-it, bërtet: “Ai është jashtë. Zyrtarë!”

Dhe siç mund të shihet në pamje Johnson arrin me sukses të largohet, por vetëm për pak hapa, përpara se një oficer ta kapë atë – të cilit i shkojnë në ndihmë edhe disa të tjerë.

Tanimë bëhet e ditur se Johnson akuzohet për vrasje në tentativë, sulm, mbajtje kriminale të një arme, rezistimin ndaj arrestimit dhe arratisjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kalo në kategori