Dyshohet se dhunoi një të mitur në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunimit raportohet se ka ndodhur të dielën e 17 shtatorit në Prishtinë.
Policia njoftoi të mërkurën se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër ndaj një të miture.
“Prishtinë 17.09.2023-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, ndaj viktimës femër kosovare e mitur”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































