Dyshohet për ngacmim seksual ndaj të miturës, Prokuroria shqiptoi 30 ditor për 24 vjeçarin

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar një Urdhër për kryerjen e një procedure hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një vajze të lindur në vitin 2020, një vepër penale e dënueshme sipas nenit 188, paragrafi 5 i Kodit Penal.
“I dyshuari 24-vjeçar, në shtëpinë e tij në Volkovë, disa herë ka kryer akte seksuale ndaj fëmijës së lënduar me të cilën ka lidhje familjare. Ai shfrytëzoi momentin ndërsa vajza ishte në shtëpinë e tij sepse jetonin në shtëpi të ndara në të njëjtin oborr, ndërsa më pas e kërcënoi të mos i tregonte të atit sepse do ta qortonin dhe rrihnin”, informuan pasdite nga Prokuroria Publike.
Nga PTHP-ja njoftojnë se prokurori publik gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit i paraqiti një propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit, veçanërisht duke marrë parasysh mundësinë e vendosjes së kontaktit me fëmijën dhe nevojën për të mbrojtur viktimën nga i dyshuari.
“Në të njëjtën kohë, prokuroria vlerësoi edhe rrethanat që tregonin rrezik arratisjeje dhe mundësinë e ndikimit në procedurë. Gjykata e pranoi një argument të tillë dhe caktoi masën e paraburgimit për të dyshuarin për një periudhë prej 30 ditësh”, theksojnë nga Prokuroria Publike.



















































