Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Prishtinë, ku dyshohet për hyrje në sistemet kompjuterike.

Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë, në ora 15:30.


“Prishtinë 18.10.2022-15:30 Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/