Më datë 13 qershor 2025, në Podujevë është arrestuar një person i dyshuar, mashkull kosovar, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të dhunimit ndaj një viktime mashkull kosovar.

Sipas policisë, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.


Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/