Disa nga përgjigjet për hamendjet tona të zakonshme për kujdesin ditor...
Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
Facebook: estethica-Prishtinë
044/049 502-232, 038/733-407
krenar.dobroshi@gmail.com
Disa kremra kanë një shtresë të hollë të plastikës nën kapak. A duhet ta mbajmë apo ta heqim atë shtresë?
Mbani atë shtresë, shkruajnë e ekspertët. Ekspozimi në dritë dhe ne ajër bën që struktura e substancave aktive të ndryshohet, duke përfshirë Vitaminën C dhe retinolin. Poashtu, mbani këto produkte në vende të freskëta dhe të errëta për ta mbajtur efektin e tyre.
I shtoj ujë shamponit tim për ta përdorur më gjatë. A do të më pastroj njëjtë?
Në qoftë se është një shampon me koncentrim të lartë (që merr shumë ujë për t’u hequr), nuk bëni dëm nëse i shtoni ujë. Mirëpo, për shumicën e shamponëve shtimi i ujit ulë efikasitetin dhe bën produktin shumë të lëngët që e pamundëson largimin e papastërtive.
Sa shpesh duhet t’i pastrojmë brushat e grimit (make-up)?
Shumë ekspertë pajtohen që pastrimi njëherë në muaj është i mjaftueshëm. Futeni brushën në ujë mesatarisht të nxehtë në shkumë të sapunit. Shpërlajeni, fshini brushën me një peshqir të pastër dhe pastaj përdorni një tharëse të flokëve për ta tharë.
Mbaj sfungjerin për pastrim në dush. A paraqet ndonjë problem nëse nuk thahet tërësisht gjatë përdorimeve?
Po. Lagështia që qëndron në sfungjerin për pastrim është një medium ideal për shumimin e baktereve. Pra, pas larjes, thajeni tërësisht duke e varur diku jashtë banjës.
A mund të përdori sfungjerin për pastrim në akne?
Duket i logjikshëm përdorimi i sfungjerit për largimin e akneve. Mirëpo, fërkimi mund ta përkeqësoj gjendjen e akneve.
A duhet ta hedh buzëkuqin pasi kam qenë e ftohur (me grip)?
Jo. Mund ta përdorni sepse virusi zhduket shpejt. Përveç kësaj, nuk mund t’iu infektoj përsëri. Trupi juaj ka prodhuar antitrupa kundër këtij virusi. Por, një fyt i infektuar mund të bartë baktere për një kohë më të gjatë. Pra hidheni buzëkuqin nëse keni pasur një infektim bakterial.
A është e shëndetshme t’i ngjyrosim pjesën e brendshme të syve?
Dy gjëra duhet pasur parasysh: një dorë stabile është e domosdoshme që lapsi mos të futet në sy; dhe mund ta kontaminoni lapsin nëse keni infeksion të syrit e që nuk jeni në dijeni (në momentin që e mbyllni lapsin, bakteret mund të shumohen). Por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund ta përdorni lapsin. Vetëm mprihni lapsin gjithmonë kur të keni mbaruar punë. Në këtë mënyrë e mbyllni lapsin në gjendje të pacenuar. Nëse keni infeksion të syrit, hidheni lapsin për t’iu shmangur infektimit.
A është rrezik ta përdorimin pincën e njëjtë për largimin e qimeve ne fytyrë dhe për nevoja të ndihmës së parë?
Jo nuk është nëse i merrni masat e duhura. Kur hiqni diçka me pincetë, ju mund të bartni baktere apo kërpudha diku tjetër. Pra, pastroni pincetën pas përdorimit për ndihmën e parë duke e vluar për disa minuta. Gjatë përdorimeve fshini me alkool.
A është në rregull ta mbajmë kremin kundër diellit dhe disa produkte tjera kozmetike në sirtarin e veturës?
Jo, veçanërisht në verë. Në momentin që vetura nxehet në diell, temperaturat e lartë bëjnë që substancat aktive në kremin kundër diellit të degradohen në atë nxehtësi. Ndërsa produktet tjera shkrihen. Kur aplikoni një krem të diellit të degraduar në lëkurë, nuk përfitoni nga SPF (faktori mbrojtës) që shkruan aty. Në fakt ju nuk aplikoni asgjë më tepër se një krem hidratues.
A duhet të lihet hidratuesi-zbutësi i trupit në dush?
Derisa e mbani kapakun e mbyllur mirë dhe e përdorni produktin prej 6 deri në 8 javë, atëherë lirisht mund të lihet. Mbani perden e dushit dhe derën e banjës hapur që të ventilohet mirë hapësira. Përndryshe, lagështia mund të nxis rritjen e baktereve dhe kërpudhave në krem, veçanërisht nëse produkti është organik.
A mund t’i përziej produktet pa e dëmtuar efektin e tyre?
Është jashtë rrezikut përzierja e kremrave retinoik dhe hidratuesve në dorën e juaj dhe pastaj aplikimi i tyre, por mos e përzieni kremin kundër diellit me produkte të tjera, sepse e hollojnë faktorin mbrojtës. Më mirë është që t’i shtresoni, pra t’i përdorni një nga një. Po ashtu, kurrë mos e përzini një produkt me acid salicilik, acid glikolik, ose ndonjë acid hidroksil me retinol apo vitaminë C. Acidet do ta shkatërrojnë efektin e tyre. Dhe disa kombinime të tjera mund t’iu shkaktojnë irritime në fytyrë.
Përdorimi i grimit (make-up) në veturë dhe në autobus gjatë shkuarjes në punë. A mund të kontaminohet grimi?
Jo, vetëm në rast se i përdorni gishtat pas prekjes së sipërfaqeve të cilat më herët shumë njerëz i kanë prekur. Nëse përdorni një brushë të pastër apo ndonjë sfungjer, grimi juaj nuk do të kontaminohet. Risku më i madh vjen nga futja e lapsit në sy. Nëse duhet t’i grimoni pjesët delikate atëherë pritni deri në semafor.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTerapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Ky është gabimi që shumica prej nesh e bëjmë me thonjtë
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime