Paulo Dybala e ka kritikuar qasjen e Juventusin në ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Lazios.

Zonja e Vjetër pësoi me rezultat 3-2 në Stadio Olimpico, ndërsa sulmuesi argjentinas konsideron se Bianconerët luajtën me mentalitetin e një ekipi të vogël.


"Ishte një ndeshje ku e merituam humbjen dhe Lazio me komoditet e meritoi fitoren, edhe pse ishim afër që të përmbysnim gjithçka".

"Rezultati tregoi se ata e merituan fitoren... Nuk mund ta ndryshojmë qëndrimin aty për aty, pasi të kemi luajtur 50-60 minuta me një mentalitet të tillë".

"Tash duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme dhe të jemi të vetëdijshëm se duhet të jemi më të pjekur, sepse atë që e pamë ishte një mentalitet i një ekipi të vogël", ka deklaruar Dybala për JTV.

Argjentinasi i shënoi dy gola në fund të ndeshjes duke e barazuar rezultatin, mirëpo Laizo e realizoi golin e fitores në minutat shtesë. /Telegrafi/

telegrafi sport app