Zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit mes Kosovës dhe Serbisënuk duket në horizont edhe dy vjet pas dakordimit të saj.
Megjithatë, ky dokument nga njohësit e këtij procesi konsiderohet se mbetet i detyrueshëm për të dyja palët dhe bazë për negociatat e mëtejme për normalizimin e marrëdhënieve dhe rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në shkurt të vitit 2023 kanë arritur marrëveshjen bazë në Bruksel, ndërkaq pas një muaji, më 18 mars janë pajtuar për aneksin e zbatimit të saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Kur po bëhen dy vjet nga aneksi i Ohrit, Serbia, rishtas shkeli këtë ujdi me rastin e heqjes nga rendi i ditës për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE-së. Një gjë e tillë u dënua edhe nga Bashkimi Evropian.
Megjithatë, në Bashkimin Evropian e as Qeverinë e Kosovës nuk kthyen përgjigje për KosovaPress se pse nuk është zbatuar marrëveshja dhe si do të ecet tutje për këtë ujdi.
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu, thotë për KosovaPress se marrëveshja e Brukselit nuk ka gjetur zbatim deri tani, mirëpo ajo është e obligueshme për palët.
Ai shton se në bazë të emrave të rinj në Bruksel pret iniciativa konkrete nga ndërmjetësuesit në dialog.
Bashkimi Evropian këtë vit ka emëruar Peter Sorensen si përfaqësues të ri special për dialogun Kosovë-Serbi, i cili pason Miroslav Lajçakun.
Sorensen do të punojë nën ombrellën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.
“Në Bashkimin Evropian kemi një ekip të ri i cili do të merret me negocimin. Kemi zotëri Petersen nga Danimarka dhe zonjën Kallas që udhëheq politikën e jashtme. Besoj se ky format i ri do të merr iniciativa të reja…Mbetet të shihet formati i ri i dialogut në Bruksel sesi do të vendoset pas formimit të qeverisë. Natyrisht të shohim sesi do të rrjedh procesi mes dy vendeve, duke mos harruar prezencën edhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thekson ai.
Pavarësisht moszbatimit të deritanishëm të marrëveshjes së Brukselit, sipas politologut, Artan Muhaxhiri, kërkesat ndaj palëve nga Bashkimi Evropian do të jenë të njëjta.
Ai thotë se unioni evropian pas formimit të qeverisë se re në Kosovë do të insistojë për zbatim të marrëveshjes.
Sipas tij, çdo avancim i Kosovës në arenën ndërkombëtare do të kushtëzohet nga respektimi i marrëveshjeve dhe suksesi në dialog.
“Kërkesat për dialog dhe kërkesat për zbatim të marrëveshjeve mbeten të njëjta. Absolutisht s’ka lëvizje nga këto kërkesa dhe çdo avancim i Kosovës në arenën ndërkombëtare do të kushtëzohet nga respektimi i marrëveshjeve dhe suksesi në dialog. Kjo është e qartë dhe i bëhet e qartë politikanëve kosovarë vazhdimisht….Gabimi më i madh do të jetë që qeveria e re kushdo që të jetë të mos të ketë prioritet dialogun, pasi pa dialog veçse do të vazhdohet izolimi aktual i Kosovës dhe s’do të ketë asnjë shpresë që të ketë progres normal në këtë aspekt”, thekson Muhaxhiri.
Kosova gjatë kësaj jave nuk mundi të jetë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, pasi kërkesa e saj u hoq nga rendi i ditës.
Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshill të Evropës vitin e kaluar, pasi nuk përmbushi kërkesën e aleatëve për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të hartuar nga Bashkimi Evropian në Gjykatë Kushtetuese.
Kosova vazhdimisht ka akuzuar Serbinë se po shkel marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, duke penguar Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Madje, sipas institucioneve kosovare, Serbia praktikisht është tërhequr nga kjo ujdi në dhjetor të vitit 2023, kur i ka dërguar letër Brukselit zyrtar se ka vija të kuqe kur është fjala për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët