LAJMI I FUNDIT:

Dy vjet nga dekretimi i Qeverisë Mustafa (Video)

Dy vjet nga dekretimi i Qeverisë Mustafa (Video)

Sot janë bërë dy vite kur presidentja e Kosovës, në atë kohë Atifete Jahjaga, ka nënshkruar dekretimin e mandatit për formimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Isa Mustafa.

Mustafa, të nesërmen, me 9 dhjetor të vitit 2014, u votua si kryeministër i Qeverisë së re, duke marrë 73 vota pro, 38 kundër dhe dy abstenime.

Në fjalën e tij pas mandatimit në krye të Qeverisë, Mustafa ishte zotuar se do të punonte me përkushtim për zhvillimin e vendit.


Koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Partinë Demokratike të Kosovës, nga subjektet opozitare u quajt si tradhti e Mustafës.

Mandati i Qeverisë Mustafa qysh në fillim është karakterizuar me një varg problemesh, duke filluar me protesta nga opozita, me fillimin e grevave të punonjësve të arsimit, shëndetësisë e gjyqtarëve; me ballafaqimin e mundësisë së shkuarjes së kombinatit Trepça në likuidim, me grevat e minatorëve, e me fluksin e migrimit në dy muajt e parë të marrjes së mandatit.

Kjo Qeveri për dy vite ka marrë kritika edhe për numrin e vogël të njohjeve dhe dështimin e anëtarësimit në UNESCO. /Tribuna Channel/