Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën e Ferizajt ka shpallur sot aktgjykimin ndaj të pandehurve R. K, R. A dhe E. I, të cilët në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumentit nga neni 398 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së, veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, si dhe veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 nën paragrafi 2.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
“Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësore, dëgjimit të palëve, dhe fjalëve përfundimtare, të akuzuarin e parë R. K për veprën e parë penale falsifikimi i dokumentit e gjykon me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj, ndërkaq për veprën e dytë mashtrimi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muaj, konform nenit 80 të KPRK-së u gjykua me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite. Trupi gjykues pas tërheqjes së prokurorit ndaj të akuzuari R. A dhe E. I., ka refuzuar akuzën”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim theksohet se i pandehuri R.K, u shpall fajtor dhe u gjykua me dënim burgimi, sepse gjatë vitit 2012 në Gjilan, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, dhe në bashkëkryerje me të pandehurin kanë përpiluar dhe me dije kanë përdorur dokumentin e falsifikuar dhe atë kontratën e shitblerjes, edhe pse kanë qenë në dijeni se personi R.V kishte vdekur, të njëjtit e kanë përpiluar kontratën në të cilën si shitës e cekin të ndjerin, ndërsa blerës të akuzuarin R.K.
Ndërkaq një muaj më vonë i pandehuri R.K me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke i fshehur ato, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka mashtruar të dëmtuarin A.I duke e nxitë të njëjtin që të veprojë në dëm të pasurisë së tij në atë mënyrë që pasi e regjistron paluajtshmërinë e të ndjerit R. V në emrin e tij pran Zyrës Kadestrale në Novobërdë ia shet të dëmtuarit parcelat për çmimin në vlerë prej 9.000 euro, dhe përpilojnë kontratë të shitblerjes dhe të njëjtën e vërtetojnë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova