LAJMI I FUNDIT:

Dy variante të gjuhës shqipe drejt zhdukjes

Dy variante të gjuhës shqipe drejt zhdukjes

Arbërishtja dhe Arvanishtja, dy variante të gjuhës shqipe rrezikojnë të humbasin.

Që prej vitit 1991, një gjuhëtar amerikan ngriti alarmin në konferencën vjetore të gjuhësisë për gjuhët që rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2100. Mes tyre janë edhe këto dy derivate të shqipes, të shtrira në territorin e Greqisë dhe të Italisë së jugut.

“Edhe nga Komiteti i Gjuhëtarëve në përgjithësi, u pranua sepse kishte arritur si të thuash një konstatim i tillë. U konfirmua akoma me tepër me të dhënat më vonë dhe siç e konstatoi një gjuhëtar I njohur gjatë kohës që gjuhët po humbim ne po I biem violinës”, u shpreh studiuesi i gjuhës Edmond Cane për Euronews Albania.


Edhe një publikim i Unesco-s, i përditësuar në vitin 2010, e përfshin arvanitëshen dhe arbërishten në grupin e gjuhëve të rrezikuara, ku arvanitshja renditet në cakun e fundit.

“Arvanitshja është në nivelin 5, tepër serioz, arbërishtja është në nivelin 4 nga 6 niveli ku 6 është kur gjuha pothuajse ka vdekur dhe nuk ka më folës”, shtoi Cane.

Carlo Pellicano, është arbëresh i kthyer në Shqipëri. Ai flet pikërisht për humbjen e disa traditave të vjetra dhe sa shumë është tkurrur gjuha e folur arbëreshe.

“Nuk përdoret shumë sepse si gjithë italia, sidmos ne italinë e jugut pak nga pak jemi larguar nga bota rurale qe perfshin botën leksikale, sa vjenddhe largohemi nga kjo gjuhë. Sa më shumë largohemi nga territoret ku rrijmë aty ku është vatra e kësaj gjuhe, aq më shumë ftohet”, u shpreh Pellicano. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori