LAJMI I FUNDIT:

Dy ushtarë turq vriten në Siri në prag të takimit kryesor të Moskës

Dy ushtarë turq vriten në Siri në prag të takimit kryesor të Moskës

Ministria turke e mbrojtjes thotë se dy ushtarë të saj janë vrarë në veri-perëndim të Sirisë në një sulm nga forcat e qeverisë siriane, pasi luftimet në provincën Idlib të vendit të shkatërruar nga lufta vazhdojnë në prag të bisedimeve të shumëpritura midis presidentëve të Turqisë dhe Rusisë.

Pas sulmit të së mërkurës, i cili gjithashtu la gjashtë trupa turq të plagosur, forcat e Ankarasë u hakmorën duke goditur caqe ushtarake siriane, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Ky sulm erdhi një ditë pasi një ushtar tjetër turk u vra nga zjarri sirian dhe nëntë të tjerë u plagosën, transmeton Telegrafi.


Të paktën 59 ushtarë turq janë vrarë në Idlib qëkur Turqia filloi fushatën e saj ushtarake në bastionin e fundit të rebelëve të Sirisë, ku një ofensivë qeveritare e mbështetur nga Rusia ka detyruar gati një milion njerëz të iknin drejt kufirit të mbyllur turk në kërkim të sigurisë.

Të dielën, Turqia, e cila mbështet disa grupe rebele në Idlib, deklaroi zyrtarisht fillimin e një operacioni në shkallë të plotë kundër forcave të presidentit Sirian Bashar al-Asad.

E quajtur  “Mburoja e pranverës”, operacioni erdhi si përgjigje  e vrasjes së 34 ushtarëve turq në sulmet ajrore të qeverisë siriane javën e kaluar, viktimat më të mëdha të pësuara nga forcat e armatosura të Turqisë në dekada.

Që atëherë Turqia ka rrëzuar tre avionë luftarakë sirianë dhe vrau dhjetëra ushtarë të qeverisë dhe luftëtarë aleatë – kryesisht përmes sulmeve të avionëve,  sipas vëzhguesve.

Të mërkurën, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e quajti operacionin “një luftë historike”, duke shtuar se Ankaraja nuk do të braktisë Sirinë e shtypur.

Sinem Koseoglu i Al Jazeera, duke raportuar nga Cilvegozu në kufirin turko-sirian, tha se qeveria turke po bëhet gjithnjë e më e zëshme për domosdoshmërinë e fushatës së saj ushtarake.

“Zyrtarët thonë se Turqia është në Siri për të mbrojtur kufijtë e saj dhe miliona civilë të pafajshëm që vuajnë nga mizoritë e qeverisë siriane në rajon”, tha ajo.

Turqia, e cila tashmë pret rreth katër milionë refugjatë, dëshiron të parandalojë një fluks tjetër nga Idlibi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori