Dy ushqime ‘të shëndetshme’ që mund ta rritin nivelin e sheqerit në gjak dhe të çojnë në shtim të peshës

Hulumtimi në marrëdhënien e ndërlikuar midis sheqerit në gjak dhe shtimit të peshës, zbulon një lidhje që shpesh ndikohet nga zgjedhjet e papritura dietike.
Edhe pse ndikimi i sheqernave të rafinuara dhe karbohidrateve të përpunuara në sheqerin në gjak është i njohur mirë, nuk do të dyshoni se fajtorët qëndrojnë në ushqimet në dukje të padëmshme.
Disa ushqime në dukje të padëmshme mund të rritin nivelet e sheqerit në gjak duke çuar në shtim të padëshiruar në peshë. Kuptimi i këtij ekuilibri kompleks është kritik për ruajtjen e shëndetit optimal – transmeton She Finds.
Michelle Saari, një eksperte në projektin EHealth, zbuloi dy ushqime të papritura “të shëndetshme”, të cilat mund të kontribuojnë në rritjen e sheqerit në gjak dhe shtimin e peshës.
Jogurtët me aromë
Jogurtët me shije pa yndyrë, të cilët shpesh konsiderohen si një zgjedhje më e shëndetshme, mund të kontribuojnë pa dashje në nivele të larta të sheqerit në gjak dhe shtim në peshë.
Edhe pse këta janë të tregtuar si “me pak yndyrë”, prodhuesit shpesh përmirësojnë shijen duke shtuar sasi të konsiderueshme sheqeri.
Përmbajtja e lartë e sheqerit, e kombinuar me mungesën e yndyrës, mund të çojë në një rritje të shpejtë të sheqerit në gjak, duke shkaktuar një përgjigje të insulinës që mund të nxisë depozitimin e yndyrës. Përveç kësaj, mungesa e yndyrës mund ta komprometojë ngopjen, duke çuar potencialisht në mbingrënie.
Drithërat
Përderisa shumëkush i percepton drithërat të etiketuara si “të shëndetshme” dhe një opsion ushqyes për mëngjesin, disa prej tyre mund të kontribuojnë në rritjen e sheqerit në gjak dhe shtimin e mundshëm të peshës.
Disa drithëra në dukje të shëndetshme mund të përmbajnë sheqerna të fshehura dhe karbohidrate të rafinuara, të cilat mund të çojnë në një rritje të shpejtë të niveleve të glukozës në gjak pas konsumimit.
Kjo rritje shkakton një përgjigje të insulinës që, me kalimin e kohës, mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe rezistencën ndaj insulinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës