Dy tifozët kanë gjetur vdekjen në Afrikën e Jugut, pasi janë shtypur nga turma e tifozëve tjerë, të cilit kishin ardhur ta ndjekin ndeshjen mes Kaizer Chiefs dhe Orlando Pirates.

Sipas njoftimeve të mediave të Afrikës së Jugut, dy njerëz kanë vdekur dhe disa përkrahës tjerë të skuadrave janë lënduar.


FNB Stadium 1

Televizioni shtetëror SABC, duke përmendur zyrtarët e stadiumit, tha se ‘stampedo’ apo rrëmuja ndodhi në një nga portat e stadiumit në Johanesburg.

stadiumi

Deri tek vdekja e dy tifozëve erdhi pasi ndeshja kishte filluar dhe tifozët dëshironin të hynin më shpejt në stadium.

Pavarësisht nga rrëmuja e krijuar dhe vdekja e dy tifozëve, ndeshja vazhdoi dhe përfundoi me fitoren 1-0 të Kaizer Chiefs, të cilët fituan Carling Black Label Cup Champions 2017.

FNB Stadium 1 1 Stadiumi i stërmbushur

Stadiumi është shtëpia e ekipit kombëtar të futbollit të Afrikës së Jugut dhe mund të mbajë deri në 95.000 tifozë, ndërsa për këtë ndeshje thuhet se të gjitha biletat kanë qenë të shitura dhe stadiumi ka qenë i stërmbushur.

Ky stadium gjithashtu priti edhe finalen e Kupës së Botës në vitin 2010. /Telegrafi/

telegrafi sport app