Dy persona janë arrestuar pasi kanë qenë të kërkuar me urdhëresë të gjykatës pasi ishin të dënuar nga gjykatat me burgim në kohëzgjatje prej tetë muajsh për veprën penale ”Mbajta në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar të armës”.

Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, të dy personat janë dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimet gjyqësore.


“Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu gjatë ditës së sotme kanë arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresa aktive të gjykatës. Në orët e paradites njësitet policore të Stacionit Policor në Skenderaj kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës i cili ishte i dënuar nga Gjykatat me burgim në kohëzgjatje prej tetë (muajsh për veprën penale ’Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar të armës’. Kurse urdhëresa tjetër është realizuar nga njësitet e Stacionit Policor Jugu Mitrovicë Jugu rreth orës 12:00, ku është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim  me kohëzgjatje prej tridhjete e gjashtë (36) muajsh, për veprën penale ‘Vrasje  e rëndë në tentativë’ “. /Telegrafi/