Site icon Telegrafi

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për dhunë ndaj Ziadin Selës

Dy të akuzuar për tentimvrasjen e deputetit Ziadin Sela, njiherit kryetar i Aleancës për Shqiptarët, e kanë pranuar akuzën për dhunë në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Akuzën e kanë pranuar Cejo Gjorgjievski dhe Stojan Pavleski. “E pranoj fajin, pas video materialit nuk mund të them se jam i pafajshëm. Ajo ndodhi në nervozizëm, agresivitet…”, tha Pavleski.

Për këta dy persona, lënda i rikualifikua nga tentimvrasja në dhunë. Ata do të dënohen në procedurë të ndarë nga shtatë tjerët, për të cilët vlen ende akuza për tentimvrasje./Telegrafi/

Exit mobile version