Nga: Agron Islami
Historia osmane njeh dy Sofi shqiptare që ishin nëna të sulltanëve osman. Sofia e parë jetoi dhe veproi në kohën kur Perandoria Osmane ishte në bollëk dhe e fuqishme, ndërsa e dyta jetoi në kohën e shpërbërjes së Perandorisë.
Sofia e parë e lindur më 1550 ishte nga fshati Rezi (?) e zonës së Dukagjinit. Udhëtimi i saj me familje drejtë Venedikut përfundoi tragjikisht. Ajo u kidnapua nga kusarët dhe pas një viti e gjeti vetën në sarajin osman, pasi që e ëma e Sulltan Muratit III, e kishte blerë nga kusarët. Deri në moshën 15-vjeçare, jetoi ne sarajin osman dhe si gjithë shoqet e kombësive të ndryshme qe ishin bere pjese e sarajit, edhe Sofia dukagjinase mësoi shkrim-leximin dhe një profesion …
Sofia e cila më vonë do të merr emrin Safije, ishte e njohur për bukurinë e saj andaj edhe pati fatin që të martohej me Sulltanin dhe për rezultat fitoi titullin Sulltaneshë. Duke qenë se ajo u rrit në ambientet e sarajit, ia doli mjaftë mirë që t’i mësojë intrigat në pallatin osman. Andaj, jo rastësisht historianët e trajtojnë si një personalitet të rrallë që diti të luajë në favor të djemve të saj. Njëherësh, Safija është edhe sulltanesha e parë osmane që e kishte fjalën e vetë edhe në politikën e jashtme osmane. Ajo shkëmbeu letra me përfaqësues të shteteve te huaja, dhe kishte miqësi të veçantë me Mbretëreshën e Anglisë Elizabetën e Parë, me të cilën shkëmbenin dhurata. Kjo e fundit e admironte Safijën për dukjen dhe veshjen e saj, i dërgonte gjëra të çmueshme prej ari, qerre të zbukuruar me ari me të cilën thuhet se Safije e kishte shëtitur Stambollin … ndërsa Safija ia kthente me dhurata veshjesh të modeleve të ndryshme orientale dhe kozmetik që përdorej asokohe në sarajin osman.
Megjithatë, gjatë kohës së sulltaneshës Safije, korrupsioni në saraj kishte mbërri tavanin dhe si rezultat i kësaj ajo edhe pas vdekjes së djalit të saj Sulltan Mehmetit III (1603) ishte më e fuqishme se Sulltanesha Handan e cila ishte e ëma e Sulltan Ahmetit të Parë.
Një Sofi tjetër ishte nëna Sulltan Mehmetit V (1909-1918). Të dhënat për të ëmën e Sulltan Mehmetit V (Reshatit) janë të mangëta, por dihet se ajo u lind më 1826 në Stamboll nga prindër shqiptarë. Ndryshe prej Sofisë e cila e u kidnapua dhe pa dashje përfundoi në saraj, Sofia e shekullit XIX u dërgua me dëshirën e prindërve. Pas shkollimit në saraj, sipas traditës ajo emërtohet me emrin e ri mysliman, Gylxhemal. Emër i cili është emërtim i bukurisë, “fytyrë trëndafile”. Më pas u martua me Sulltan Abdylmexhidin (1839-1861) dhe bëhet nëna e Sulltan Mehmetit V. Titullin e Sulltaneshës ia dha djali i saj Princi Mehmet, por ndryshe nga Safija, Gylxhemali vdiq nga sëmundja e veremit derisa princi ishte i vogël …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...
Një intervistë gati e pamundur me profesor Eqrem Çabejn
Do të doja që librat e mi të botoheshin pas vdekjes
Letra që Ernest Hemingway i dërgoi Petro Markos
GJUHA SHQYPE
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit