Interi është vënë pas lojtarit të Monacos, Fabinho dhe atij të Benficas, Nelson Semedo.
Nerrazzurrët tashmë duan t’i forcojnë krahët, pasi thuhet se kanë siguruar shërbimet e Ever Banegas (Sevilla) dhe Caner Erkin (Fenerbahce).
Burime të shumta thonë se drejtori sportiv, Piero Ausilio, është duke punuar shumë për të siguruar shënjestrat e klubit.
TuttoMercatoWeb dhe Il Corriere dello Sport raportojnë se zikaltrit tashmë po dërgojnë përfaqësues të tyre për t’i ndjekur nga afër këta lojtarë teksa luajnë.
Transfer më i vështirë është Semedo, pasi ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh, prandaj Interi duhet ta bindë Benfican për shërbimet e tij. /Telegrafi/