Dy prindërit që janë duke i edukuar fëmijët me Netflix, YouTube, hiking, dokumentare e vizita në muze

Për t’i mbajtur larg nga edukimi i zakonshëm, dy prind po i përdorin platformat Netflix dhe YouTube për t’i mësuar fëmijët e tyre.
Derek dhe Taylor Catron, 28 vjeçar dhe 24 vjeçare nga Ohio, e kanë marrë këtë vendim pasi i kanë hulumtuar shkollat fillore në zonën e tyre, transmeton Telegrafi.
Rrugëtimi i çiftit për t’i edukuar fëmijët në shkollë ka filluar me fëmijën e tyre Dereon, shtatëvjeçar, të cilin e kanë larguar nga shkolla në vitin 2016.
Qysh prej atëherë, ata i kanë edukuar në të njëjtën mënyrë që të tre fëmijët e tyre – Aerity, Aeviny dhe Derek.
Prindërit i edukojnë fëmijët e tyre duke shkuar në hiking, duke vizituar muze, duke shikuar dokumentare edukative në Netflix, siç janë “Blue Planet” dhe “Life Story”.
Por edukimi nuk është vetëm lojëra e argëtim, një pjesë të kohës ata ia dedikojnë edhe ushtrimeve dhe ligjëratave shkollore.
Prindërit kanë treguar se i lejojnë fëmijët e tyre të jenë në kontroll se si duan të edukohen. Çfarëdo që pyesin fëmijët apo duan të dinë, prindërit ua mësojnë gjerësisht.
“Ne shkojmë në kopshte zoologjike dhe muze dhe qendra mësimi. Eventualisht duam t’i shkollojmë ata përreth botës dhe të udhëtojmë në shtete e kontinente të ndryshme për t’u mësuar gjithçka gjatë udhëtimit”, kanë rrëfyer ata.
Prindërit thonë se ka shumë gjëra të cilat fëmijët nuk mund t’i mësojnë në shkolla dhe se janë të bindur që është vendimi më i mirë që e kanë marrë për fëmijët e tyre.
“Përmes shikimit të dokumentareve në YouTube dhe Netflix, fëmijët mësojnë fjalë të reja, i zhvillojnë aftësitë e zgjidhjes së problemeve, e mësojnë zemërgjerësinë, kreativitetin, sjelljen, fakte interesante dhe shumë tjera”, kanë shtuar ata.
Një prej arsyeve që i ka shtyrë prindërit t’i largojnë fëmijët nga sistemi tradicional i edukimit ka qenë mungesa e rëndësisë për kreativitet.
Sa i përket kritikave, prindërit janë përgjigjur: “Kujtdo që e kritikon këtë stil të edukimit i them se vetëm sepse i bëjmë gjërat ndryshe kjo nuk nënkupton se jemi duke i edukuar fëmijët gabimisht apo pa efikasitet. Në fakt, Finlanda e ka sistemin më të mirë edukativ në botë dhe atje nuk kanë teste, nuk kanë detyra të shtëpisë dhe shumicën e ditëve i kalojnë jashtë apo duke luajtur”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Kollitja e fëmijës suaj: Çfarë duhet të dijë çdo prind

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë