Gripozat e sezonit dimëror, kanë shkaktuar fluks të madh të pacientëve në institucionet shëndetësore në ditët e para të këtij viti.
Prezent në mesin tonë vazhdon të jetë ende COVID-19, ndonëse po bëhen katër vite kur janë paraqitur rastet e para në Kosovë.
Përveç COVID-19, prezent në Kosovës është edhe gripi i derrave.
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj ka konfirmuar për Telegrafin se në këtë klinikë aktualisht janë duke u trajtuar dy pacientë me COVID-19 dhe tre të tjerë me gripin e derrit.
“Dy persona me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe tre të tjerë me gripin e derrit. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, tha Vishaj.
Ai shtoi se gjatë ditës së nesërme do të dalin me të dhëna më të plota rreth situatës së krijuar në këtë klinikë. /Telegrafi/