LAJMI I FUNDIT:

Dy persona gjenden pa shenja jete

Dy persona gjenden pa shenja jete
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se dy persona janë gjetur pa shenja jete.

Njëri në Fushë Kosovë, e tjetri në fshatin Bajqinë të Podujevës.

Rr. Kongresi i Lushnjës, Fushë Kosovës, 01.04.2022 – 00:43. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën ku ishte duke jetuar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.


Fsh. Bajqinë, Podujevë, 01.04.2022 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe sipas tij nuk vërehen shenja dhune. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/