Dy persona arrestohen në Pejë për posedim të substancës narkotike heroinë
Dy burra kosovarë janë arrestuar nga Policia në Pejë, pas dyshimeve për posedim të substancës narkotike.
Gjatë kontrollit të realizuar rreth orës 19:00, tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 0.5 gram, një peshore elektronike dhe para të gatshme në vlerë prej 72.05 euro.
Me urdhër të prokurorit, është kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.
Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është ndaluar me vendim të prokurorit, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























