LAJMI I FUNDIT:

Dy njerëz të rëndësishëm në takimet Trump-Kim: Për ta nuk është folur, por një fjalë e gabuar e tyre mund të kushtonte shumë! (Foto)

Dy njerëz të rëndësishëm në takimet Trump-Kim: Për ta nuk është folur, por një fjalë e gabuar e tyre mund të kushtonte shumë! (Foto)

Ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un kanë realizuar bisedimet historike në samitin në Singapor, nuk ishin të vetëm në dhomë – dikush duhej të ishte patjetër me ta.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo detyrë e rëndësishme iu dha Li Jun Hiang, një anëtare e Departamentit të Shtetit, e cila përktheu për Trump, si dhe Kim Ju Song, një anëtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, i cili punoi njëjtë për Kim.

Edhe pse ai i vendosuri në tavolinë “inspektohet” nga agjenti i tij, Kim Jong-un zgjedh stilolapsin e tij për të nënshkruar marrëveshjen (Video)
Lexo po ashtu Edhe pse ai i vendosuri në tavolinë “inspektohet” nga agjenti i tij, Kim Jong-un zgjedh stilolapsin e tij për të nënshkruar marrëveshjen (Video)

Po sipas mediave të huaja, të dy kishin një “punë kyçe në samitin”.


Madje, siç vlerësohet më tej, një interpretim i gabuar i tyre do të mund të ishte edhe një provokim i një incidenti ndërkombëtar.

Kështu, vlerësohet se çdo fjalë e folur nga udhëheqësit botërorë duhej të interpretohej dhe t’i përcillet bashkëbiseduesit në një kontekst të rreptë.

Duke folur për biografinë e tyre, mediat shkruajnë se se Li Jun Hiang gjithmonë donte të përdorte zërin e saj, por jo domosdoshmërisht si përkthyese.

Ajo ishte një mësuese e muzikës vokale në Korenë e Jugut, kur ajo filloi të punonte si përkthyese falë miqve të saj.

Pasi sheh veturën presidenciale të Trumpit, Kim Jong-un largohet me Mercedesin e tij – i cili gjithashtu ka gjëra shumë të veçanta (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pasi sheh veturën presidenciale të Trumpit, Kim Jong-un largohet me Mercedesin e tij – i cili gjithashtu ka gjëra shumë të veçanta (Foto/Video)

Ndërsa u përpoq të bëhej producente televizive, ajo u transferua në median e Koresë së Jugut, por kërkesa e saj u refuzua, sepse ajo ishte një grua.

Ishte një moment vendimtar për Li kur vendosi të largohej nga vendi i saj.

Donald Trump dhe Kim Jong-un shtrëngojnë duart, këto janë fjalët e para të tyre (Foto/Video)
Lexo po ashtu Donald Trump dhe Kim Jong-un shtrëngojnë duart, këto janë fjalët e para të tyre (Foto/Video)

“Nuk mund të rrisë vajzën në një vend që diskriminon gratë”, citohet të ketë thënë ajo më herët.

Kështu, në vitin 1996, Lee u diplomua në Kaliforni, ku kaloi tetë vjet në Institutin Monterey për Studime Ndërkombëtare, një program përkthimi dhe interpretimi.

Pas kësaj, ajo u bashkua me Departamentin e Shtetit për disa vjet, pastaj u kthye në Korenë e Jugut ku punoi si profesoreshë në Universitet. Ajo u kthye në Departamentin e Shtetit më 2009.

Bëhet e ditur se ajo ka punuar si përkthyese për ish-presidentët Barak Obama dhe Xhorxh W. Bush, si dhe sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton.

Ajo gjithashtu ka punuar si përkthyese e Koresë së Jugut në Lojërat Olimpike Dimërore të Vankuverit në vitin 2010 dhe në Pekin në vitin 2008.

Ndërsa për përkthyesin e Kim Jong-un, Kim Yu Song nuk dihet shumë.

Ish-profesori i tij thotë se Kim Jong-un e njeh gjuhën angleze – ekspertët pretendojnë se ai nuk flet qëllimisht dhe ka një arsye për këtë! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ish-profesori i tij thotë se Kim Jong-un e njeh gjuhën angleze – ekspertët pretendojnë se ai nuk flet qëllimisht dhe ka një arsye për këtë! (Foto/Video)

Thuhet vetëm se ai ishte në Shtëpinë e Bardhë pak ditë më parë, kur zyrtari i Koresë së Veriut, Kim Jong-chol ia dorëzoi letrën Donald Trumpit.

Më pas ai pati mundësinë të përpiqej të dekodonte stilin e fjalimit të Trumpit.

Ai gjithashtu shoqëroi Jong-chol në Olimpiadën Dimërore në Korenë e Jugut.

Gjithsesi supozohet se Song se ka një nivel të lartë të ekspertizës në gjuhën angleze.

“Edhe pse nuk ishte trajnuar si përkthyes profesional, ai u zgjodh për aftësitë e tij të shkëlqyera në gjuhën angleze”, thuhet të ketë thënë një zyrtar i Koresë së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori