LAJMI I FUNDIT:

Dy mjekët shqiptarë padisin Google, Asllani: Po diskriminon gjuhën shqipe

Dy mjekët shqiptarë padisin Google, Asllani: Po diskriminon gjuhën shqipe

Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për faktin që nuk ka përfshirë gjuhën shqipe në gjuhët e mbështetura nga gjiganti teknologjik.

Padia është bërë nga shtetasi Haki Dervishi dhe Neshad Asllani, mjek kosovar, anëtar i bordit të organizatës “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në Nju Jork.

Asllani në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se Google pengon përdorimin e gjuhës shqipe nga gazetarët dhe bizneset.


Google paditet në SHBA për diskriminim të Gjuhës Shqipe
Lexo po ashtu Google paditet në SHBA për diskriminim të Gjuhës Shqipe

“Google pengon përdorimin e gjuhës shqipe nga gazetari, nga bizneset nga të gjithë që mund të përfitojnë nga këto shërbime. Arsyeja me e padit google ka qenë një kërkesë në bisedë me gazetarët dhe mediat në Shqipëri, të cilët e kanë ngritur këtë çështje dhe më herët. Kjo përbën një shkelje, diskriminim dhe cenon barazinë e kombeve”, tha ai.

Në njoftimin thuhet se paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës sonë të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në fusha të caktuara, pasi janë të përjashtuar nga Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob. /Telegrafi/