Kuvendi i Kosovës më 22 mars 2021 ka votuar qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Qeveria Kurti 2 tashmë ka shumicën në Kuvend, por nga formimi i ekzekutivit për dy vjet e gjysmë qeverisje për arsye personale e profesionale dorëheqje kanë dhënë dy ministra e disa zëvendësministra.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi kishte dhënë dorëheqje më 6 tetor 2022, thuajse një vit pas emërimit të tij në këtë pozitë.
Latifi ishte kritikuar për menaxhim jo të mirë të këtij sektori si dhe për udhëtime të shpeshta në SHBA, ku edhe kishte jetuar e punuar para se të emërohej ministër.
Dorëheqja tjetër në radhët e ministrave është kjo e fundit, e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj dha dorëheqje nga kjo pozitë më 8 gusht 2023 për arsye familjare. Ani pse në publik janë përmendur edhe arsye tjera si ajo e mospajtimit me kabinetit qeveritar për relacionet më miqtë ndërkombëtare, largimi i Kosovës nga ushtrimet e Defender 2023, por që këto arsye nuk janë komentuar as nga Mehaj e as nga kabineti.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka falënderuar ish ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj për siç tha kontributin e pashoq gjatë punës së tij.
“E falënderoj edhe njëherë përzemërsisht për kontributin, angazhimin dhe dedikimin e të pashoq, ish-ministrin Armend Mehajn, ndërkaq bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë”, tha Kurti.
E dorëheqje nga Qeveria Kurti kanë dhënë edhe disa zëvendësministra, Dukagjin Pupovci, Nita Shala e Edona Maloku-Bërdyna.
Dukagjin Pupovci ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit më 24 nëntor 2022.
Ai në atë kohë kishte deklaruar se arsyet e largimit janë personale.
Dorëheqje nga pozita e zëvendësministre së Drejtësisë kishte dhënë edhe Nita Shala, më 1 nëntor 2022.
“Po, kam kërkuar dorëheqjen dhe nuk shërbej më në cilësinë e zëvendësministres së Drejtësisë”, ishte shprehur Shala.
Arsyeja e dorëheqjes, sipas saj është vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, i cili ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që shërben në detyra publike.
Së fundit nga pozita e zëvendësministres së Arsimit ka dhënë edhe Edona Maloku-Bërdyna. Ajo dha dorëheqje nga kjo pozitë më 1 gusht 2023.
Përmes një postimi të bërë në Facebook të martën, ajo ka njoftuar se dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti, ndërsa ka thënë se për shkaqe subjektive e ka të pamundur të vazhdojë më tej angazhimin në këtë detyrë.
“Takimin përshëndetës me Kryeministrin e zhvilluam në frymë shumë pozitive siç ka qenë edhe bashkëpunimi me të dhe gjithë kolegët e qeverisë gjatë kësaj detyre. Kryeministrin Kurti e falënderoj përzemërsisht për besimin e dhënë, mbështetjen dhe afërsinë e treguar në këto dy vite shërbim”, ka shkruar Maloku-Bërdyna. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!