LAJMI I FUNDIT:

Dy milionë aplikacione për televizorët e Samsung

Dy milionë aplikacione për televizorët e Samsung

Dy muaj pas publikimit të milionit të parë, Samsung ka njoftuar se numri i aplikacioneve të shkarkuara për televizorët e saj ka arritur në dy milionë.

Samsung ka njoftuar se tanimë janë shkarkuar dy milionë aplikacione për televizorët e saj me mundësi të lidhjes në internet.

Ky lajm vjen vetëm dy muaj pasi që kompania ka njoftuar se janë shkarkuar një milion aplikacione, e çka është më mbresëlënëse është fakti se për milionin e parë është dashur të kalojnë 268 ditë nga fillimi i dyqanit online me aplikacione për televizorë.


Në mesin e aplikacioneve të shkarkuara më së shpeshti gjenden YouTube e Hulu Plus, si dhe ESPN Next Level, AccuWeather e Google Maps. /Telegrafi/