Avokado për t’i ushqyer flokëtPërbërësit:

- Një avokado


- Një lugë gjelle vaj ulliri

- Një lugë gjelle mjaltë

- Një vezë

I kombinoni këta përbërës dhe i përzieni derisa të fitoni një lëng. Lëngun e fituar e aplikoni në flokë dhe pritni 20 minuta.

Pasi të bëhen 20 minuta e bëni një dush me ujë të nxehtë.

Aloe Vera për flokë të butaPërbërësit:

- Një fletë aloe Vera

- Një lugë gjelle vaj bajame

E copëtoni fletën e aloe Vera dhe e përzieni me vaj bajames.

Produktin e fituar e aplikoni në flokë dhe e vëni një kapuç të bërë nga polietileni. Pritni 20 minuta dhe pastaj bëni një dush me ujë të nxehtë. /Telegrafi/