Telegrafi

Dy mbrojtës do t’i mungojnë Spanjës në gjysmëfinale, por jo Alvaro Morata

Pas një drame të vërtetë Spanja ka arritur ta mposht Gjermaninë vendëse me rezultat 2-1 për të kaluar në gjysmëfinale të Euro 2024. 

Spanja kaloi në gjysmëfinale të Euro 2024, por humbi dy lojtarë titullar për ndeshjen e parafundit të Kampionatit Evropian që po mbahet në Gjermani.

Dani Carvajal dhe Robin Le Normand do të mungojnë për shkak të pezullimit me kartonë. Por, Spanja ka dëshmuar se ka mjaft lojtarë dhe mund të zëvendësohen dyshja e mbrojtjes, ndërsa lajmi më i mirë është se në fund Alvaro Morata u mendua se mori karton të verdhën, por nuk ishte kështu.

Spanja po ashtu ka mbetur edhe pa Pedrin i cili u dëmtua pas një ndërhyrje të Toni Kroos dhe përfundimisht ka humbur kampionatin.

Ndeshja ishte shumë e ashpër, ku gjyqtari anglez në përgjithësi tregoi 13 kartonë të verdhë dhe një të kuq.  /Telegrafi/