Dy luftanije ruse të mbushura me autoblinda dhe armë tjera janë parë duke lundruar drejt Sirisë, pasi të premten mbrëma SHBA-të së bashku me Britaninë e Madhe dhe Francën, kryen sulmet ajrore duke shkatërruar tri fabrika ku prodhoheshin armë kimike.

Luftanija e tipit "aligator" është fotografuar duke kaluar nëpër Bosfor gjatë të dielës, derisa bota është duke pritur përgjigjen e Vladimir Putinit pas sulmeve ajrore të kryera mbi Sirinë, transmeton Telegrafi.


1 154

Këto anije ishin nisur drejt bazës ushtarake ruse Tartus në pjesën veriore të bregut sirian. Brenda këtyre anije luftarake kishte radarë, tanke, autoblinda dhe autoambulanca.

2 83

Anija e dytë luftarake ruse RoRo Alexandr Tkachenko, gjithashtu është fotografuar duke lëvizur me shpejtësi të madhe nën urën Bosfor.

3 68

Gjatë të premtes mbrëma SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca, kanë realizuar sulmin ajror kundër regjimit të Bashar al-Assad, i cili javë më parë kishte vrarë 75 civilë duke i sulmuar me armë kimike. /Telegrafi/

4 61

5 53

6 45

7 36

8 30

9 25