Gjilanasit, individualisht dhe kolektivisht, kanë luajtur rol të madh në historinë e Kosovës, së paku gjatë dy shekujve të fundit. Përkundër këtij fakti, ekziston një përshtypje se ky qytet me rrethinë, së bashku me kontributin e njerëzve, injorohet më shumë se shpesh. Prandaj, shumë individë dhe shumë ngjarje janë lënë nën pluhurin e harresës apo petkun e injorancës.
Libri i Ibrahim Kadriut me titull “Gjinollët, gjurmë ndër shekuj”, dhe libri “Mark Gashi – Veprimtaria atdhetare dhe arsimore” që për autor ka Rahim Azemin, dalin si tendenca kundër harresës dhe injorancës. Që të dy librat, i pari për një familje kurse i dyti për një person, janë të karakterit monografik – së paku kështu i kanë quajtur autorët këto punë të tyre.
Sot, të paktë janë ata që e dinë se kush ka qenë Mark Gashi, i njohur edhe si Ilaz Maloku. Në librin e Rahim Azemit jepen arsyet pse ka rënë në harresë. Nga libri marrim vesh se Mark Gashi, i lindur më 1910 në fshatin Selishtë të komunës së Gjilanit, ka qenë intelektual, ushtarak, luftëtar për çështjen kombëtare dhe për këtë arsye edhe i burgosur politik i regjimit komunist jugosllav. E tërë jeta dhe veprimtaria politike e tij, në 200 faqet e librit, janë elaboruar mirë për lexuesin. Nga libri marrim vesh se Marku ka qenë pilot në aviacioni ushtarak të Jugosllavisë së Parë që zgjati nga 1918 deri më 1945. Ai me siguri është piloti i parë shqiptar në Jugosllavi. Sikur libri të kishte më shumë detaje rreth profesionit të pilotit që kishte Marku, me siguri do të dilte më i mirë. Por, autori ka zgjedhur që ta trajtojë segmentin e kontributit patriotik dhe arsimor.
Tema e librit të Ibrahim Kadriut është më e komplikuar. Prandaj, edhe më e vështirë për ta trajtuar. Këtu kemi të bëjmë me shumë individë. Kemi të bëjmë me një familje shumë të rëndësishme, me atë të Gjinollëve, themeluesve të qytetit të Gjilanit. Nëse e kemi parasysh kohështrirjen që mëton t’i përthekojë tre shekuj, do ta kuptoni se kjo punë nuk është e lehtë.
Libri për Gjinollët është mjaft solid në aspektin e të dhënave themelore dhe rolin që kjo familje ka luajtur në historinë e Gjilanit, por edhe në atë shqiptare. Është i shkruar dhe i strukturuar mirë. Mbi të gjitha, libri është i dizajnuar shkëlqyeshëm. Fotografitë ia shtojnë vlerën. Secili lexues do të mësonte gjëra të reja nga ky libër dhe për këtë mundësi duhet përshëndetur autorin. Nëse ofrimi dhe trajtimi i dhënave themelore për familjen në fjalë është qëllimi i këtij libri, atëherë autori ia ka dalë në krye.
Megjithatë, për familjen Gjinolli ende nuk është shkruar libri adekuat dhe në aspektin historik kjo temë ka qenë gati e harruar. Është një familje që ka vepruar e kontribuar me shekuj në shumë aspekte dhe në një territor më të madh sesa që është sot Kosova. Kjo është punë e historianëve dhe kërkon angazhim shkencor serioz, kohë të gjatë dhe hulumtime që fillojnë që nga arkivat e kësaj familje e vazhdojnë me ato të vendeve të Ballkanit e përfundojnë në atë kryesor në Stamboll në “Basbakanlık Osmanlı Arsivi”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

ZHGËNJIM

Dukuri dhe karakteristika të epikës historike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri