Dy kërkesat e Ferronikelit për të shmangur krizën e operimit

Kompania “Ferronikeli” i ka dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës - uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe lejimin e qasjes në lëndën e parë - përkatësisht në minierën e vet në afërsi të Lipjanit, shkruan sot Koha Ditore.
Nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen, menaxhmenti i “Ferronikelit” paralajmëron se në fund të muajit qershor do të jenë të obliguar të ndalin punën në këtë gjigant të ekonomisë së Kosovës.
Aktualisht punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, afro 900 sish, punojnë me gjysmë orari.
Disa javë më parë “Ferronikeli” e ka ndalur punën duke shkuar në planin e mirëmbajtjes dhe të kujdesit për t’i sanuar disa dëmtime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































