Dy gola të bukur për tre minuta në Gjermani-Angli (Video)

19:"© AFP/Getty Images
Dy gola për tre minuta u realizuan në takimin Gjermani- Angli.
Fillimisht, Mario Gomez ka ngritur epërsinë e kombëtares gjermane kundër Anglisë.
Sulmuesi shtatgjatë realizoi një gol me kokë në minutën e 57-të të takimit pas një harkimi të saktë të Sami Khediras, transmeton Telegrafi.
Harry Kane iu përgjigj golit të Gomez në minutën e 60-të të ballafaqimit pas një solo aksioni brenda zonës së rreptësisë së gjermanëve.
Golin e parë për kampionët botëror e shënoi Toni Kroos, tre minuta para përfundimit të pjesës së parë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































