LAJMI I FUNDIT:

Dy gjinekologë kujdesen për 50 mijë pacientë në Kërçovë (Video)

Dy gjinekologë kujdesen për 50 mijë pacientë në Kërçovë (Video)
Foto: Ilustrim

Vetëm dy gjinekologë punojnë në repartin gjinekologjik në spitalin e Kërçovës të cilët mbulojnë rreth 50 mijë banorë. Në këtë spital, brenda një dite të paktën një grua shtatzënë, lind.

”Vëllimi i punës është shumë për dy gjinekologë ndërsa problem paraqet edhe koha për të mbuluar këtë punë. Ne të dy patjetër e kemi të mbulojmë njëri tjetrin gjatë festave, gjatë ditëve jo të punës dhe gjatë natës dhe kjo paraqet pengesë serioze në funksionimin e shërbimit gjinekologjik në këtë spital” – thotë për Alsat-M, Lupço Risteski – drejtor dhe gjinekolog në Spitalin e Kërçovës.

Për shkak të mungesës së kuadrit, një pjesë e pacienteve udhëzohen për në spitalet e Tetovës dhe Manastirit ndërsa rastet më komplekse, në Shkup. Ndonjëherë në Kërçovë për ndihmë vijnë gjinekologë nga Manastiri dhe anesteziologë nga Prilepi.


Drejtori Risteski thotë se është i shqetësuar edhe për zvarritjen e ndërtimit e objektit të spitalit të ri, projekt në të cilin po punohet tashmë një dekadë. Në mënyrë plotësuese, për shkak të kushteve të rënda, inspektorati sanitar spitalit i ka ndaluar kontrollet për dhënien e vërtetimeve për leje shoferi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori