LAJMI I FUNDIT:

Dy gjigantët evropianë vihen pas Grealish – anglezi pritet ta ‘braktisë’ Ligën Premier

Dy gjigantët evropianë vihen pas Grealish – anglezi pritet ta ‘braktisë’ Ligën Premier

Jack Grealish raportohet se është në konsideratën e dy klubeve të mëdha evropiane, pasi situata e tij tek Manchester City mbetet e paqartë. 

Pasi iu bashkua ‘Qytetarëve’ për 100 milionë euro në verën e vitit 2021, Grealish impresionoi me paraqitjet e tij në dy sezonet e para si futbollist i Cityt. 

Sidoqoftë, pasi ndihmoi ata të kompletojnë tripletën historike në sezonin 2022/2023, sulmuesi ka humbur rëndësinë që kishte më parë tek City, duke bërë që të marrë pak minuta këtë sezon. 


Disa prej klubeve më të mëdha në Evropë thuhet se kanë vërejtur faktin që ai nuk po aktivizohet shpesh dhe tani janë të gatshëm ta testojnë Cityn me një ofertë. 

Deri më tani këtë sezon, Grealish ka bërë vetëm 21 paraqitje për Cityn në të gjitha garat, ku shumica prej tyre erdhën nga banka rezervë. 

Kjo ka bërë që disa klube në Ligën Premier të shprehin interesim për transferimin e 29-vjeçarit, me raportimet që sugjerojnë se ish-klubi i tij Aston Villa është i interesuar, së bashku me Newcastle, Tottenham dhe Manchester United. 

Por për momentin, sipas një raportimi nga SunSport, dy ekipet më serioze për Grealish janë Interi dhe Borussia Dortmund. 

Gjatë gjithë sezonit, Grealish ka vendosur që të mos flasë për situatën e tij të kontratës tek City, duke preferuar që të qëndrojë i heshtur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori