Inter Miami mund të rreshtohet në një skemë të re të guximshme vitin e ardhshëm.
Kjo është nëse ata arrijnë marrëveshje mahnitëse me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Raportimet thonë se klubi i MLS që menaxhohet nga David Beckham është “në prag” të një transferimi të jashtëzakonshëm për yllin argjentinas.
Playmakerit legjendar i skadon kontrata me Paris Saint-Germain verën e ardhshme. Por, ai mund të përfundojë duke bërë një lëvizje në Amerikë më shpejt se sa mendohet.
Llogaritet se ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona, Luis Suarez dhe Cesc Fabregas, janë gjithashtu të kërkuar nga Miami.
Dhe kjo do të bënte që skuadra e MLS të arrinte në një nivel ku interesimi për të parë këtë skuadër do të rritej jashtë mase.
Kjo i shtohet faktit se edhe rivali i Messit, Ronaldo, i cili është një lojtar i lirë pas largimit nga Manchester United, mund të kalojë te Inter Miami.
Ndërkohë, ylli aktual i Barçës, Sergio Busquets, po ashtu është duke shikuar mundësitë për t’u bashkuar me Miamin. /Telegrafi/