Duke “vallëzuar” në skenë me këngën “Freedom” të Kygos, Joe Biden u mirëprit si një yll rock-u në Varshavë, Poloni.Skynews ka publikuar disa imazhe të presidentit amerikan në kryeqytetin polak dhe i ka krahasuar me fjalimin e presidentit rus, Vladimir Putin.


lcimg 8525b2cd 754c 42f5 94a1 94b8d81653f9 1

Fjalimi dy-orësh i liderit rus u zhvillua para Asamblesë Federale në Moskë dhe u ndërpre vetëm nga duartrokitjet e herëpashershme të politikanëve.

Por, shumica e të pranishmëve duket se ishin të zhgënjyer nga lideri i tyre teksa shihen me fytyra të ngrysura dhe të lodhur.

lcimg ec477916 e8af 4d12 8906 b10af42fafcf 1

Presidenti amerikan zgjodhi një qasje të ndryshme me një skenë të nivelit të lartë dhe turma që valëvitnin flamujt polakë, amerikanë dhe ukrainas.

Sa herë që 80-vjeçari fliste dhe 'godiste' shtetin rus dhe liderin e saj, Putin, të mbledhurit duartrokitnin presidentin amerikan.

Ndryshe, Biden mbajti një fjalim të fuqishëm, ku ndër të tjerash deklaroi se Ukraina kurrë nuk do të jetë një fitore për Rusinë. /Telegrafi/

lcimg 613d7def 2b34 45d7 9acb 5115ca50c539

lcimg 2dcb8603 c70d 4446 93d2 87825bed6ab5

lcimg 889f5439 fd13 44f1 964c 1cbf2269d380

lcimg d628d78c 1bd9 4735 b4bc 6253c238bb19