LAJMI I FUNDIT:

Dy ekipet e Manchesterit shkojnë tutje në Carabao Cup (Video)

Dy ekipet e Manchesterit shkojnë tutje në Carabao Cup (Video)

Manchester United dhe Manchester City kanë kaluar në 1/16 e finales së Carabao Cup.

“Djajtë e Kuq” kanë triumfuar kundër skuadrës së Burtonit me rezultat 4-1, ndërsa Citzens fituan kundër West Bromwich Albionit me rezultat 2-1.

Megjithëse nuk luajti me formacionin më të mirë, të besuarit e trajnerit Jose Mourinho shënuan fitore të merituar pasi dominuan gjatë gjithë takimit.


Marcus Rashford ishte në formë të mirë duke realizuar dygolësh (‘5, ‘17),  ndërsa nga një gol secili, Jesse Lingaard (‘35) dhe në të 61 minutë Anthony Martial.

Theksojmë se golin e nderit për mysafirët e shënoi në sekondat e fundit të takimit Dyer, i cili ishte edhe i fundit në takimin e zhvilluar në Old Trafford.

Në anën tjetër, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shënuan dy gola për të kaluar në një fazë të mëtejme të garës së tretë më prestigjioze në Angli.

Leroy Sane shënoi në të tretën minutë për Citizens ndërsa rezultatin e barazoi Claudio Yacob në të 72 minutë.

Por, golin e fitores për Cityn e shënoi në të 75 minutë Sane, i cili ishte goli i dytë në këtë ndeshje që në shikim të parë u duk tejet i lehtë për skuadrën nga Manchesteri.

Theksojmë se shorti për çiftet e çerekfinales do të hidhet nesër ndërsa ndeshjet e para do të luhen më 23 tetor. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pNyJzSUh5n8

https://www.youtube.com/watch?v=Pe9Him1hMiw

https://www.youtube.com/watch?v=PYNKZrgn1sM

https://www.youtube.com/watch?v=Iy3qu3B2C5c

https://www.youtube.com/watch?v=GipgNNsHBAc

https://www.youtube.com/watch?v=m0Rjka-EiwY

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori