LAJMI I FUNDIT:

Dwight Howard braktis Charlotte, sezonin tjetër luan me Brooklyn

Dwight Howard braktis Charlotte, sezonin tjetër luan me Brooklyn

Ashtu si një vit më parë edhe këtë sezon afati kalimtar në NBA ka nisur më herët, ka nisur sërish me një shkëmbim dhe sërish i përfshirë është shtatlarti Dwight Howard. 

Basketbollisti ka vendosur që të largohet nga skuadra e Charlotte Hornets, ku luajti sezonin e fundit dhe të kalojë te skuadra e Brooklyn Nets.

I përfshirë në këtë shkëmbim është basketbollisti Timofey Mozgov, që do të luajë me Charlotte sezonin e ardhshëm si dhe dy zgjedhje në draft.


Të gjitha lajmet rreth NBA-së
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth NBA-së

Kështu shkëmbime skuadrat i kanë kryer për të liruar më shumë hapësira financiare në kontratat e skuadrave të tyre, në mënyrë që verën e ardhshme (2019) të kryejnë disa blerje “big”.

Howard është një nga basketbollistët dhe qendrat më të mira në NBA, 8 herë pjesëmarrës në “All Star Game”, që do ta përforcojë ndjeshëm skuadrën e Brooklyn.

Howard, tashmë 32 vjeç, përpiqet të përfitojë sa më shumë financiarisht nga kontrata e tij. /telesport/