Çështja e dialogut me Serbinë nuk po zë shumë vend në fushatën elektorale në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndonëse kohë pas kohe nga disa parti politike nuk po mungon retorika nacionaliste në raport me Serbinë. Kundërpërgjigjja e palës serbe është e menjëhershme.
Analistët e pavarur thonë se partitë politike në Kosovë janë të vetëdijshme, se dialogu me Serbinë do të jetë një ndër sfidat e para me të cilat do të përballet qeveria e re cilado qoftë ajo. Bashkimi Evropian, nga ana tjetër thotë se ky mekanizëm ndërmjetësues po punon që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sapo të formohet qeveria e re në Kosovë.
“Punët për dialogun po vazhdojnë. Mirosllav Lajçak është i angazhuar për të bashkëvepruar me partnerët e BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bashkësinë ndërkombëtare. Takimet e veçanta mes Kosovës e Serbisë do të fillojnë pasi në Kosovë të formohet qeveria e re”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së Peter Stano.
Gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë, pretendenti për postin e presidentit të Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit të partisë së tij, tha se “nëse Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë të varur Kosovën, unë do ta hap rrugën për referendum për bashkimin me Shqipërinë”. Sipas tij “betimi për bashkim me Shqipërinë ka ardhur si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën”.
Kjo deklaratë e Haradinajt nxiti reagimin e menjëhershëm të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili Haradinajn e cilësoi si “njeri të rrezikshëm”.
“Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe politikan serioz që po synon të bëhet president dhe në rast se zgjidhet me mbështetjen e Albin Kurtit, atëherë do të kishin edhe Qeverinë e Kosovës e edhe presidentin që do të pajtoheshin me bashkimin me Shqipërinë. Përgjigja ime është: ju bëni punën tuaj, çfarë të doni, a ne do të kemi përgjigje të mirë dhe adekuate, e qytetarët nuk kanë se pse të shqetësohen”, ka deklaruar Aleksandar Vuçiq, transmeton mediumi serb B92.
Analistët e pavarur thonë, se diskursi politik nacionalist që po përdoret tash në Kosovë është diskurs parazgjedhor. Analisti Arton Demhasaj i tha DW-së se “ky lloj diskursi nuk duhet të merret shumë seriozisht, sepse partitë politike e përdorin këtë lloj populizmi vetëm për ta rritur numrin votave”.
“E vërteta është që secila parti politike që do të fitojë zgjedhjet dhe me këdo që të bëjë koalicion, çështja e parë me të cilën do të përballen është presioni i madh ndërkombëtar që të kthehen në dialog në mënyrë që të mbyllet dialogu dhe të arrihet një marrëveshje. Pra, partitë e kanë të qartë dhe kjo është arsyeja që nuk po merren shumë në publik me këtë çështje”, thotë Demhasaj.
Sipas tij deklarata e Haradinajt për referendum për bashkim me Shqipërinë – siç thotë – ”nuk është ide parësore, por kjo mund të përdoret si kartë e dytë nga Haradinaj”.
“Pikërisht ishte dialogu me Serbinë pse kanë rënë qeveritë deri tash dhe se përse ato nuk kanë qenë të qendrueshme”, thotë Demhasaj.
Analisti Naim Rashiti i tha DW-së, se “Kushdo që vjen në pushtet, dialogu do të mbetet temë përçarëse derisa të këtë një marrëveshje apo një koordinim politik të brendshëm ndërinstitucional dhe ndërpolitik. A do të ndodhë kjo nuk e di, sepse për shumë kënd kanë humbur shpresat, sepse të gjitha partitë politike dhe liderët politik janë të papërcaktuar për një zgjidhje dhe s’kanë agjendë të qartë për dialogun me Serbinë”, thotë Rashiti. Sipas tij, nëse subjektet politike nuk ulen bashkërisht dhe hartojnë një strategji të qartë, atëherë “nuk do të ketë dialog të mirëfilltë dhe nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë”.
Një analist tjetër Blerim Burjani, mendon se dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet pa një qeveri stabile dhe me fuqi përkrahëse në Kuvend.
“Pra ky është kusht për të pasur negociata me një rezultat efektiv dhe zbatues të ndonjë marrëveshje të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova sërish ka nevojë për asistencë ndërkombëtare në krijimin e një qeverie funksionale, që nuk rrëzohet para se të arrihet ndonjë marrëveshje me Serbinë. Duke parë zhvillimet në vend nuk është shumë premtuese se do të ketë një qeveri stabile”, thotë Burjani.
Sidoqoftë, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi i ngarkuari i BE-së për këtë dialog Mirosllav Lajçak, javën që shkoi shpalosi planet e tij para përfaqësuesve të shteteve të Evropës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, por detajet nuk i bëri të ditura.
“I informova ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe delegatët e rajonit perëndimor të Ballkanit për vitin tim të parë dhe punën që kanë bërë. Gjithashtu, i kam shpalosur planet e mia për javët dhe muajt në vazhdim. Jam shumë i inkurajuar nga mbështetja e fortë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, shkroi Lajçak në Twitter. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Lajçak: Franca mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi
Fetai dhe Taravari në takim me presidentin Begaj: Ndërtimi i Korridorit 8 kontribuon për siguri më të madhe dhe zhvillim të qëndrueshëm
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme