LAJMI I FUNDIT:

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë humbur të afërmit nga shembja e shtëpive në Durrës dhe zona të tjera. Sot, lutjet tona janë për ata që janë ende nën rrënoja, që të dalin gjallë prej tyre.

Sot, krenaria jonë është për ata njerëz, pa dallim, ushtarakë e civilë, që, edhe me mjete primitive po punojnë për të shpëtuar jetë njerëzish. Por kaq!

Pas kësaj, nuk dua të shikoj më ministra e deputetë me qese ushqimesh dhe batanije në dorë, që përqafojnë njerëzit e trishtuar, për të bërë foto për në Facebook.


Pas kësaj, dua të shikoj një hetim të thellë, mbi ata që bënë vlerësimin e atyre ndërtesave që u dëmtuan nga tërmeti në shtator e u konsideruan të sigurta edhe pse u ishin çarë themelet e kolonat dhe që sot janë përtokë.

Pas kësaj, dua të shikoj konstruktorë në bankën e të akuzuarve që kanë ngritur kolona pallatesh tetë kate me katër shufra hekuri.

Pas kësaj, asnjë pushtetar e politikan të mos marrë guximin e paturp e të dalë në TV për të thënë se “solidariteti ynë tregoi se me dashuri dhe unitet ia dalim edhe tërmetit”.

Pas kësaj, asnjë ndërtues bastard të mos marrë guximin të dalë në TV për të thënë se ndërtimet tona janë të standardit evropian.

Padyshim, natyrës nuk i del askush përpara. Por, njeriu mëson nga fatkeqësitë. Shumë ndërtesa në Durrës, pas tërmetit të shtatorit, do të duhej të kishin “kryqin e kuq”, si të rrezikshme. Ndërsa pas tërmetit të sotëm, studiuesit duhet të ulen e të përcaktojnë standarde të reja ndërtimi, për t’i dhënë fund katrahurës dhe epokës së normës së fitimit 300 për qind në fushën e ndërtimit, si pasojë e cilësisë skandaloze.

Në trend

Më shumë
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Magazina
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall

Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall

Magazina
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Kalo në kategori