LAJMI I FUNDIT:

Durmishi fton ata që ishin kundër Kurtit të dalin të votojnë

Durmishi fton ata që ishin kundër Kurtit të dalin të votojnë

Hysen Durmishi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka qenë njëri nga të parët që ka votuar në procesin zgjedhor të Vetëvendosjes për kryetarin e ri.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka ftuar edhe ata që ishin kundër Albin Kurtit që ta votojnë atë.

“Të gjithë ata të cilët ishin kundër që Albin Kurti të zgjidhet kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE, dhe që janë ende anëtarë të Lëvizjes, unë i ftoj që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të dalin të votojnë.


Tekefundit edhe vota kundër është votë”, ka thënë Durmishi.

Ndryshe, procesi zgjedhor në VV mbahet vetëm një muaj para kohës së paraparë e cila erdhi si rrjedhojë e dorëheqjes së Visar Ymerit.

Kurti nuk ka kundër-kandidat në këto zgjedhje të brendshme, ani pse kundërshtitë në parti kanë arritur deri aty sa i kanë kërkuar të mos kandidojë. /Telegrafi/