LAJMI I FUNDIT:

Durmishi- Bolat: Thellimi i bashkëpunimit të lidhjeve ekonomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, është prioriteti jonë

Durmishi- Bolat: Thellimi i bashkëpunimit të lidhjeve ekonomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, është prioriteti jonë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ka realizuar takim me ministrin e Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, në të cilën u diskutua për marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për zhvillimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve.

Durmishi theksoi se Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe një vend që vazhdimisht investon në ekonominë e Maqedonisë në sektorë të ndryshëm si një partner strategjik investues.

“Të dhënat e shkëmbimit tregtare tregojnë se Republika e Turqisë vitin e kaluar u rendit e 7-ta në listën e vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar. Shpresoj që në periudhën e ardhshme ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë”, tha Durmishi në takim dhe shtoi se në dhjetë muajt e parë të vitit 2024, këmbimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë arrin në 747.5 milionë euro, që është një rritje prej 10.4% krahasuar me 10 muajt e parë të 2023 Ministri Durmishi nënvizoi se investimet turke në Maqedoni gjithsej janë rreth dy miliardë euro. Investitorët turq përbëjnë 38 për qind të totalit të investimeve të huaja në vend. Turqia është partneri ynë i pestë për sa i përket investimeve dhe i shtati për sa i përket tregtisë.


Palët në këtë takim iu referuan edhe për mundësive për bashkëpunimit mes dy vendeve, ku një herit u bë apel për rritjen e investimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Lajme
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
Kalo në kategori