LAJMI I FUNDIT:

Durim Klaiqi, shqiptari i parë i punësuar në kompaninë Samsung

Durim Klaiqi, shqiptari i parë i punësuar në kompaninë Samsung

Studenti i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në UBT , Durim Klaiqi, është punësuar në kompaninë e njohur botërore, SAMSUNG, ku po e mban pozitën Theme Designer, duke u bërë kështu shqiptari i parë që bëhet pjesë e stafit të kësaj kompanie.

Ai arriti të bëhet pjesë e kësaj kompanie pasi kishte përpiluar një portfolio që jep shembuj konceptual për stilin e dizajnit dhe e njëjta u vlerësua pozitivisht nga ekipi i Samsung në dy pika kryesore, dizajn kualitativ dhe një trajtë unike të dizajnit.

Klaiqi është duke punuar në sektorin e kësaj kompanie, të quajtur “Samsung Themes”, i cili është një shërbim që ofron personalizimin e pajisjes Android, përmes ndërrimit të User Interface.


Samsung Themes ose Theme Store, është vendi ku shkarkohen pa pagesë ose edhe vendi ku blihen themes, wallpapers ose sete të ikonave, ku tani Klaiqi ka filluar edhe t’i publikojë dizajnimet e para.

Duke folur mbi rrjedhën e punës, që rezultoi me punësim në Samsung, ai tha se është i lumtur që arriti të bëhet pjesë e këtij gjiganti botëror, në të njëjtën kohë kur akoma është student i nivelit bachelor.

Durim Klaiqi është vetëm njëri ndër studentët e shumtë të UBT-së që ende pa i përfunduar studimet, kanë arritur të bëhen pjesë e kompanive të mëdha nga të gjitha vendet e botës, që tashmë i kanë kaluar kufijtë shtetërorë dhe janë shndërruar në brende të njohura ndërkombëtarisht.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Teknologji

Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Disa karakteristika të telefonit më të hollë në botë

Disa karakteristika të telefonit më të hollë në botë

Teknologji
Kalo në kategori