Golden State Warriors ka arritur të fitojë pas tri disfatave radhazi në NBA.

Me rikthimin në formacion të dyshes Kevin Durant e Klay Thompson, Warriors kanë marrë një fitore të lehtë ndaj Sacramento Kings.


Kampioni në fuqi në fund fitoi me 16 pikë diferencë 112-96 përballë Kings.

Më i dalluari në këtë fitore të Warriors, ishte Kevin Durant që shënoi 27 pikë, pati 10 kërcime dhe dhuroi pesë asistime.

20180331 recap 1905

Durant pati ndihmën edhe nga Klay Thompson i cili gjithashtu u rikthye nga lëndimi dhe shënoi 25 pikë.

Tek vendasit më i dalluari ishte Body Hield me 19 pikë e katër asistime si dhe D’Aron Fox që shtoi 15 të tjera.

Në ndeshjen e ardhshme, kampioni në fuqi i NBA-së do të luaj para tifozëve të vet ndaj Phoenix Suns.

Ndërkohë Sacramento Kings do të përballet në ndeshjen e ardhshme me Los Angeles Lakers. /Telegrafi/ Rezultatet:

Washington Wizards - Charlotte Hornets 107 - 93

New York Knicks - Detroit Pistons 109 - 115

Boston Celtics - Toronto Raptors 110 - 99

Miami Heat - Brooklyn Nets 109 - 110

Sacramento Kings - Golden State Warriors 96 - 112