Në Shqipëri, autoritetet e Drejtësisë kanë kryer procedurat për ekstradimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i larguar nga vendi disa orë përpara se Prokuroria e Posaçme të kërkonte një vit më parë autorizimin e parlamentit për arrestimin e tij.
Kërkesa për ekstradimin e tij u konfirmua sot nga kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, por pa ofruar detaje.
Zoti Ahmetaj u vu nën hetim për disa vepra penale, që nga “shpërdorimi i detyrës” te “mosdeklarimi i pasurisë”, “korrupsioni” apo dhe “pastrimi i parave”. Ndaj tij janë ngritur dyshime për lidhje me sipërmarrësit e inceneratorëve, përfitime financiare, dhe ndikim për të favorizuar procedurat e koncensioneve.
Prokuroria, në dosjen dorëzuar parlamentit, vinte në dukje transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ai dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh, në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier.
Ndaj tij ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Megjithatë ai e ka bërë publik vendqëndrimin e tij, në Lugano të Zvicrës, ndërsa firmosi një kontratë me një firmë lobimi në Shtetet e Bashkuara për të informuar politikbërësit amerikan mbi akuzat, sipas tij “të rreme” të ngritura nga SPAK. Kontrata me një vlerë 150 mijë dollarë, u nënshkrua në fillim të vitit, dhe parashikon të përfundojë në fund të këtij muaji.
Ndërsa ka hedhur poshtë akuzat, zoti Ahmetaj ka pretenduar për një prapavijë politike në hetimet e zhvilluara ndaj tij. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se kishte tentuar ta bënte kokë turku për të fshehur të vërtetat sipas tij “të llahtarshme” që fshihen pas inceneratorit të Tiranës. Zoti Ahmetaj ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend që për momentin të kthehet në Shqipëri, dhe se kjo mund të ndodhte “kur e vërteta të marrë rrugë e dritë”.
Prokuroria ka sekuestruar dy vila që sipas saj, rezultojnë të jenë në pronësi të ish bashkëshortes dhe partneres akuale të tij, si dhe 4 apartamente në pronësi të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe dy llogari bankare të tij ku ishin depozituar mbi 124 mijë euro./VoA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Shqipëri dhe Kosova me hapa të përbashkët drejt BE-së

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq