Nga: Kristian Nirka
Përktheu: Shpendi Shakaj
Më thanë se duhet të shkruaj diçka të bukur për ty. Fjalë me bojë të bardhë si një buzëqeshje e ëmbël në buzë. Pa hidhërimin e lotëve, pa helmin e trishtimit, pa gënjeshtrat e harresës.
Unë shoh ujërat e qeta të këtij liqeni, shoh diellin në krahët e tu. Shoh disa qiej të rënë në sytë e tu. Mendoj se jemi parë përsëri në ëndrrat e mia.
Më the se ditët kalojnë si rrufe, por netët zgjasin me shekuj. Më the të mos u frikësohem dragonjve, t’i shikoj në sy derisa të ulin kokën. Më the të mësoj gjuhën e kukudhëve, të humbas në vendin e magjistarëve, të kërcej rreth zjarrit me nomadët më të paligjshëm.
Por, zanat t’i mbaj larg. Më the se edhe rënia është një formë fluturimi. Qesha. Menjëherë më the të hap krahët dhe unë u përgjigja “Nuk kam.”
Dhe atëherë mu përgjigje:
“Gjej një mënyrë për të fluturuar. Pamja nga lart është e bukur.”
U turpërova. U përlota. E dija. Nuk do ta shoh kurrë. Rrënjët e mia janë në fund.
Por, mos u trishto … Këto i përkasin rafteve të pluhurosura të ditëve të shkuara.
Buzëqesh!
Sepse sot është një ditë përrallash. Parku është plot me prindër dhe fëmijë të vegjël që luajnë të lumtur. Shoh çifte të dashuruara që ecin dorë për dore pa asnjë hall të rëndojë mbi supet e tyre. Nëse dëgjon me kujdes, zogjtë tani po këndojnë notat më të mrekullueshme. Një erë e butë i bën pemët të flirtojnë me njëra-tjetrën. Harmonia.
Nëse mbyll sytë do të ndjesh paqen si një valë e ngrohtë që përqafon fytyrën tënde.
Unë zbrazur brenda meje këtë minutë. Jam mpirë. Të shoh duke lundruar lehtë në ujërat e blerta. Vjen ngadalë drejt meje. Afrohesh sikur ke diçka për të thënë.
Teksa të shikoj, është sikur po më pyet:
“A është e bukur pamja nga lart?”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Dukuri dhe karakteristika të epikës historike

IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)

“Gjurmë Shqiptare”: Pikturat parahistorike dhe fortifikimet e lashta në Devoll - tokën ku rrjedhtë Diaboli - Lumi i Djallit (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit