Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një publikim të fundit në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur mjaft provokuese.

Artistja ka realizuar një video në ballkonin e një objekti në Miami, në shtetin e Florida, ku është parë e veshur me bikini, mbi të cilat kishte vendosur një fustan të zi rrjetë, duke theksuar linjat e saj trupore.


Në video, Rexha shfaqet duke bërë “twerk”, ndërsa në sfond dëgjohen tingujt e këngës së saj më të re Hysteria, e cila pritet të publikohet këtë të premte.

Kënga në fjalë është projekti i katërt nga albumi i saj i ri në ardhje, "Dirty Blonde", i cili do të publikohet i plotë më 12 qershor.

Para “Hysteria”, këngëtarja ka sjellë edhe tri këngë të tjera nga ky projekt, përkatësisht "New Religion", "Çike Çike" dhe "I Like You Better Than Me", të cilat janë pritur mirë nga fansat.

Publikimi i fundit ka marrë menjëherë reagime të shumta, me ndjekësit që kanë vërshuar me komente dhe pëlqime, duke e komplimentuar për dukjen dhe energjinë e saj. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

- YouTube youtu.be

- YouTube youtu.be