LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini merr një fitore të madhe me përmbysje ndaj Suharekës

Dukagjini merr një fitore të madhe me përmbysje ndaj Suharekës

Dukagjini ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Suharekës në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar.

Rasti i parë në këtë ndeshje i takoi mysafirëve të cilët rrezikuan seriozisht Suharekën në minutën e 20-të me Hekuran Berishën, por Ozdogan ishte ‘heroi’ i vendasve. 

Dukagjini iu afrua sërish golit, kësaj radhe përmes Leart Eminit (30’) gjuajtja e të cilit përfundoi pak centimetra mbi portë. 


Suhareka pati dy raste të njëpasnjëshme në minutën e 45-të, por as Endrit Krasniqi e as Mevlan Zeka nuk e gjetën rrugën e golit. 

Sidoqoftë, vetëm pak çaste më vonë erdhi goli për Suharekën dhe këtë e shënoi Fitim Susuri që realizoi për 1-0 në minutat shtesë pas asistimit të Mevlan Zekës. 

Në pjesën e dytë erdhi rikthimi i mysafirëve të cilët ia dolën të shënojnë dy herë për të fituar pikët e plota. 

Po luhej minuta e 73-të kur Dukagjini fitoi penallti dhe nga pika e bardhë i saktë u tregua Altin Mërlaku i cili shënoi për rezultatin 1-1. 

Ishte pikërisht Merlaku i cili në minutën e 76-të shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për rezultatin 2-1. 

Vlen të theksohet se Suhareka e mbylli këtë takim me një lojtar më pak në fushë pasi Kemal Osmankovic u përjashtua me karton të kuq në minutën e 83-të.

Pas kësaj fitoreje, Dukagjini shkon në kuotën e 24 pikëve dhe renditet në pozitën e shtatë në tabelë ndërsa Suhareka renditet e pesta me 26 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore