LAJMI I FUNDIT:

Duka: Testimet masive mundësojnë rikthimin e normalitetit

Duka: Testimet masive mundësojnë rikthimin e normalitetit

Kryetari i Komunës së Dibrës Hekuran Duka thotë se që nga 3 prilli, Dibra është pa virus, dhe se nuk ka asnjë rast të vetëm pozitiv në këtë komunë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Po, ne e kemi ndaluar me sukses virusin në Dibër, dhe gjithashtu edhe në të gjithë vendin, dhe duket se e kemi tejkaluar kulmin. Tani është koha për të gjetur rrugën drejt normalitetit. Të gjithë flasin tani për heqjen e kufizimeve, për rifillimin e ekonomisë dhe jetën tonë sociale. Kafenetë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare do të rihapen së shpejti, ne po kthehemi në rutinën tonë sociale hap pas hapi. E gjithë kjo është e rëndësishme dhe e domosdoshme dhe unë si çdo qytetar tjetër në këtë vend, jam shumë i lumtur për këtë. Megjithatë, dua të theksoj shumë qartë, se nuk është koha për eufori, nuk është koha për të nxituar. Kriza dhe rreziku ende nuk kanë përfunduar” thekson Duka.

Ai thekson se COVID-19 nuk ka përfunduar akoma. Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm – duhet t’i ndjekim rekomandimet higjienike, duhet ta mbajmë distancën sociale në një largësi të arsyeshme dhe do të duhet të përpilojmë masa të reja, lehtësuese për të zëvendësuar heqjen e kufizimeve të rrepta.


Duka thotë se kemi nevojë për një strategji serioze të testimit, duke ndjekur modele të suksesshme të vendeve evropiane.

“Kjo do të thotë, që ne nuk duhet të testojmë vetëm qytetarët me simptoma dhe njerëzit që kanë qenë në kontakt me njerëzit e infektuar, për t’i izoluar me kohë dhe kështu të mbrojmë pjesën tjetër. Testimi i synuar, siç njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë është një hap i parë i rëndësishëm. Por, gjithashtu duhet të testojmë rregullisht edhe pjesë të caktuar të popullatës për të marrë një pasqyrë të qartë rreth zhvillimit të situatës”, shtoi Duka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori