Gazeta franceze e përmbledh më mirë: Kryeartikullin e së martës (31.01) ajo e titullon “Trumpi – a mund të ndalet ai?” A munden evropianët të ndalin biznesmenin dhe showmanin e ngjitur në një president egoman? Kjo do të jetë një nga detyrat më të vështira që ka pasur BE. Sepse ky njeri, që me një shpejtësi të paparë po shkund fort shtyllat e demokracisë amerikane, dhe në botë po sjell irritim, ky njeri e ka vërtet seriozisht. Të gjitha ato fjalë, se posti do ta ndryshojë Trumpin, nuk kanë më vlerë tani.
Donald Trump – thënë hapur – përbën rrezik për Bashkimin Evropian dhe demokracitë liberale evropiane. Ai simpatizon hapur me Putinin. Ai i mbështet lëvizjet nacionaliste dhe populiste në BE. Nuk ka çudi që admirimi atij i vjen nga Wildersi në Holandë, Le Peno në Francë, Strache në Austri, Grillo në Itali. Më keq se kaq: presidenti amerikan flet madje për shpërbërjen e BE-së; e sheh si gjë të mirë daljen e Britanisë së Madhe dhe pjesën tjetër të unionit e sheh si një bashkim të udhëhequr nga Gjermania.
Në përfytyrimet e tij të paqarta për botën, Trump e sheh BE-në, pra Gjermaninë, si një konkurrente ekonomike të cilën duhet ta mundësh. Gjermania me eksportet e zhvilluara, edhe në SHBA, me sa duket është epiqendra e së keqes për administratën e re. Trumpi kërkon ta ndryshojë në mënyrë radikale deficitin e bilancit tregtar me parulla si “buy american, hire american” – bli produkte amerikane, punëso amerikanë.
Ai do të vendosë tatime të reja dhe do të fusë doganat, pa menduar për pasojat ekonomike. Prandaj, Bashkimi Evropian duhet të përgatitet që tani për një luftë tregtare dhe ekonomike të përmasave të papara ndonjëherë. Nëse presidenti i ri e prish rendin e deritanishëm të ekonomisë botërore, Evropa duhet të jetë e përgatitur, të gjejë partnerë të rinj në Azi. Mund të thuash se Trumpi me këtë kthesë radikale drejt izolacionizmit dhe dirigjimit të shtetit, vë në rrezik kredibilitetin e SHBA-së. Por, a e kanë ndalur atë deri më tani argumentet e arsyeshëm?
Më në fund, në ditën e 11-të pas marrjes së pushtetit në Washington, është shprehur edhe kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Tusk. Ai i klasifikoi SHBA-të si kërcënim, i afërt me kërcënimin nga Rusia, Kina, apo edhe terrori islamik. Tusk kërkon hapa radikalë për shpëtimin dhe ruajtjen e BE-së. Tingëllon e ashpër, por e vërtetë. Për një kohë të gjatë nuk u dëgjua nga Brukseli asgjë për zhvillimet e rrezikshme në SHBA.
Vetëm nga Berlini dhe Parisi dëgjohet protestë e vakët. Polonia, Çekia, Hungaria nuk e kanë kritikuar ndalimin e përkohshëm të udhëtimit për myslimanët nga shtatë vendet kryesisht myslimane, sepse aty dihet që veprojnë forca nacionaliste. Por, më së voni, kur të vijë puna tek zhvillimi ekonomik dhe kërcënimi i mirëqenies, të cilën e kërcënon administrata e Trumpit, shpresojmë që evropianët të bashkojnë radhët.
Në takimin jozyrtar të premten e kësaj jave të 28 vendeve anëtare të BE-së, ekziston mundësia e një përgjigjeje të qartë për Trumpizmin. A mund të ndalet ai? Po, por vetëm të bashkuar. Një kryeministre duhet ta heqim nga lista. Kryeministrja britanike i është hedhur në qafë Trumpit, me shpresën e një marrëveshjeje tregtare. Por, edhe Britania e Madhe eksporton më shumë produkte në SHBA sesa importon, prandaj May nuk duhet të ketë shumë shpresa për sigurimin e avantazheve. Edhe në Britaninë e Madhe fjalën e kanë izolacionistët dhe nacionalistët.
Një shpresë mbetet: Kongresi amerikan dhe në rast nevoje edhe gjykatat mund ta ndalin marshin e fitimtarit Trump. Po ata miliona vetë që kanë votuar për të? Pse votuan ata për një shtrembërues të fakteve dhe sharlatan për ta futur atë në Shtëpinë e Bardhë? Kjo pyetje ende nuk ka marrë përgjigje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit